Lajme

Përplasje me armë zjarri, vritet shqiptari në Itali, plagosen 3 të tjerë

03/09/2024 21:51
nga:Y I

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën i vrarë me armë zjarri në Itali ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Mediat Italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje në Frosino e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

Sipas hetimeve të para një grup të rinj shqiptarë janë përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr duke lënë të vrarë një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë.

/Euronews Albania/