Federata Sindikale e Shëndetësisë të enjten ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e kësaj sindikate. Mirëpo, që ky kongres ishte ndërprerë për shkak të tensioneve që ishin krijuar në mes anëtarëve të kësaj sindikate.
Gazeta Shneta ka publikuar pamje nga tensionet verbale të krijuara në këtë kongres, nga ku dëgjohet gjuha e ashpër e përdorur nga pjesëmarrësit.
Se ka pasur tensione brenda këtij kongresi sot për Paparacin e ka konfirmuar edhe kreu i kësaj sindikate Blerim Syla.
Ai ka shtuar se procesi i zgjedhjes së kryetarit të FSSHK-së është shtyrë për 30 ditë.
Ndërkohë, që ka mohuar raportimet se Policia e Kosovës ka shkuar në vendin ku po mbahej ky proces zgjedhor.
Në garë ishte kryetari aktual Blerim Syla dhe Tevide Imeri, kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Ferizai.
Blerim Syla ishte zgjedhur në krye të FSSHK-së në vitin 2010. Ai u rizgjodh edhe në vitin 2015. Për shkak të pandemisë COVID-19, zgjedhjet u shtynë deri në vitin 2022.


