Sporti

Përplasje e rëndë gjatë stërvitjes, dy lojtarët e Girona dërgohen në spital

04/25/2024 15:18
nga:E K

Një moment i keq për Girona, klubi spanjoll që po lufton për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, gjatë seancës së fundit stërvitore të klubit katalanas, dy lojtarë, Juanpe dhe Yan Couto janë përplasur kokë më kokë.

Për këtë arsye, seanca stërvitore u pezullua dhe të dy u transportuan në spital për kontrolle, edhe pse duket se nuk ka vend për shqetësim madhor. Në pritje të rezultateve instrumentale, të dy do të konsiderohen praktikisht jashtë për ndeshjen e radhës kundër Las Palma.