Sporti

Përplasje e frikshme në pistë, piloti transportohet me urgjencë në spital dhe futet në sallën e operacionit

05/29/2021 16:45
nga:Mergim Rreci

Një përplasje e frikshme ka ndodhur ditën e sotme në Moto3 në “Grand Prix” të Italisë në Mugello.

Piloti zviceran Xhejzon Dupaskier, u përfshi në një aksident së bashku me dy pilotë të tjerë.

Ky moment ngjalli panik tek të gjithë, me mjekët që i dhanë pilotëve ndihmën e parë. Dupaskier mbeti pa ndjenja në fushë dhe u transportua menjëherë me urgjencë në spital, me helikopter.

Piloti është futur në sallën e operacionit, nga sa raportohet dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje neokirurgjikale.