Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe ministrja e jashtme Donika Gërvalla janë parë bashkë për herë të parë që nga ‘përplasja’ që ndodhi mes tyre, për shkak të letrës së dërguar nga Qeveria drejt KiE-së, për Asociacionin, shkruan Gazeta Blic.
Ata i ka bërë bashkë koncerti i artistet Shkurt Fejza, mbrëmjen e së shtunës.
Ata shihen të ulur në rreshtin e parë, duke ndjekur koncertin.
Ndërsa, kujtojmë që letra e ministres Donika Gërvalla drejt KiE-së për Asociacionin bëri që të ketë përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë.
Osmani reagoi menjëherë duke thënë se letra është dërguar pa koordinimin e saj dhe se s’ka qenë e informuar për atë.
Ditë më pas, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deklaroi se moskoordinimi kishte qenë i paqëllimshëm por kishte ndodhur për shkak të vizitës së presidentes në SHBA.
Por, reagimi i Osmanit pas kësaj deklarate ishte i ashpër, derisa këtë e quajti qesharake dhe se s’mund të besonte se kjo po thuhej në vitin 2024, kur telefonat funksionojnë dhe komunikimi mes tyre bëhet përmes telefonit.
E, ditë më pas, kur kryeministri Kurti u pyet lidhur me raportet, tha se mospajtime ka edhe me Konjufcën e Gërvallën ndonjëherë dhe se ato me Osmanin s’janë të patejkalueshme.
Ndërsa, presidentja Osmani tha se raportet mund të përmirësohen nëse në rend të parë vihet interesi shtetëror./Gazeta Blic/