Lajme

Përplasja Gërvalla-Osmani/ Zogaj: 370 mijë vota për to shkuan për llafe e kafe për këto 4 vite

07/31/2024 19:40
nga:G B

Petrit Zogaj ka komentuar përplasjen Osmani-Gërvalla, derisa ka thënë se 370 mijë votat për to shkuan për llafe e kafe për këto 4 vite, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është vjedhja më e madhe e një vullneti politik, që ka besuar se po bën ndryshim.

Zogaj ka shtuar se ky konflikt publik mes të dyjave është më i avancuar se kultura institucionale që kanë krijuar brenda institucioneve që udhëheqin.

Postimi i tij i plotë:

370 mije vota per Osmanin e Gervallen shkuan per llafe e kafe per keto 4 vite. Absolutisht vjedhja me e madhe e nje vullneti politik, i cili ka besu qe po bene ndryshim. Tash, ky konflikti publik kitsch ne mes ketyre dyjave, eshte larg ma i avancuar sesa kultura institucionale qe keto kane krijuar brenda institucioneve qe udheheqin.