Lajme

“Përplasja e dy helikopterëve ushtarakë në Turqi”, Maqedonci: Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë larg vendit të incidentit, janë mirë e të sigurt

12/09/2024 14:48
nga:N K

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reagaur pas përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë në Turqi, të cilët shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord.

Maqedonci lidhur me këtë u shpreh i tronditur.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur” shkroi Maqedonci në Facebook, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt.

Postimi i plotë: