Lajme

Përplasi për vdekje këmbësoren në Elbasan, arrestohet 31-vjeçari

12/28/2025 18:35
nga:G B

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur një 64-vjeçare. Si pasojë 64-vjeçarja ka humbur jetën.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.