Lajme

Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në aksin Korçë-Bilisht, shoferi duke qarë në makinë

10/31/2023 15:45
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, ku për pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçares.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ Ismail Koçollari, përplasi për vdekje nxënësen e klasës së 8-të pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq.

Shoferi shihet i ulur në vendin e pasagjerit dhe është përlotur nga aksidenti i rëndë.