Lajme

Përplasen në ajër helikopterët e marinës malajziane, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

04/23/2024 07:58
nga:Y I

Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër gjatë një provave për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Të 10 anëtarët e ekuipazhit ishin në bordin e avionit të përfshirë në aksident, i cili ndodhi në bazën detare Lumut në shtetin perëndimor të Perak në orën 9:32 të mëngjesit me kohën lokale, tha marina.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vendngjarje dhe u dërguan në spitalin e bazës ushtarake Lumut për identifikim,” tha marina.

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale.