Lajme

“Përplasen” Mushkolaj dhe Ahmeti – “Pikën më të nalt të karrierës së vet, e sheh më të ultën për mua”

10/01/2021 12:34
nga:M K

Analisti Imer Mushkolaj, mbrëmë ka deklaruar se e pret Shpend Ahmetin si analist në studio pas një muaji.

Ndaj kësaj ka reaguar Ahmeti, duke thënë se ky analist, pikën më të lartë të karrierës së tij, po e sheh si analist në televizion.

“Një analist mbrëmë live në tv si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën.

Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në tv, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu”, ka shkruar Ahmeti.