Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është përplasur me aktivisitin e Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Në emisionin Politiko, Dardan Krasniqi ka deklaruar se deputeti Bekim Haxhiu është milioner e flet për veteranët.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili i ka kërkuar tërheqjen e deklaratës.
Në të kundërtën, Kamishi ka theksuar se do ta padisë Dardan Krasniqin.
Pavarësisht paralajmërimit të padisë, Krasniqi ka insistuar se Kamishi i PDK-së është milioner.