Lajme

Përplasen “kokë më kokë” dy tramvajë në Turqi, 26 të plagosur

06/09/2023 14:06
nga:N M

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Samsuda, në bregdetin turk të Detit të Zi, duke shkaktuar të paktën 26 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë, dy tramvajë u përplasën pranë stacionit të Piazza-s në rrethin Canik. Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09:40.

Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe ekipeve mjekësore.