Lajme

‘Përplasen’ Hykmete Bajrami e Hekuran Murati, ky i fundit lëshon takimin

01/24/2023 13:45
nga:N M

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas ‘përplasjes’ me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin, ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për të cilin ishte ftuar.

Pas tij, u larguan edhe deputetët e Vetëvendosjes, përveç Eman Rrahmanit që fillimisht qëndroi brenda, por që e kritikoi Bajramin për qasje të gabuar.

Por, më pas u largua nga mbledhja edhe Rrahmani pasi deputetja Bajrami i tha që ai “vjen nga një parti që fjala e lirë nuk respektohet”.

Derisa Rrahmani iu drejtua Bajramit duke i thënë që “deri në vitin 2013 ka qenë në LDK dhe nuk duhet të flitet aty për fjalën e lirë”. klankosova

Enis Osmani, këshilltar politik i ministrit Faton Peci, dënohet me 1 mijë e 500 euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit