Lajme

Përplasen dy vetura në rrugën Berat-Lushnje, lëndohen pasagjerët që po ktheheshin nga dasma

09/30/2024 10:34
nga:G B

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Berat- Lushnje, pranë fshatit Fier Shengan të Shqipërisë.

Një automjet në të cilin udhëtonin pesë persona dhe një mjet tjetër janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në kanal.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëse dhe policisë për personat që ndodheshin në automjete. Pasagjerët kanë pasuar lëndime të lehta. Të pesë personat që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, po ktheheshin nga një dasmë, raporton Abcnews.al.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.