Lajme

Përplasen dy avionë të vegjël në SHBA, 3 persona mbeten të vrarë

08/19/2022 08:35
nga:G C

Dy avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, SHBA, thanë autoritetet, duke shkaktuar tri viktima.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA (FAA), dy persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe një i tretë në një Cessna 152 kur dy avionët u përplasën.

Dy avionët e vegjël “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos, shpjegoi FAA.

Aksidenti do të hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB). /abcnews.al