Kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po i hyn kësaj gare për t’i ndihmuar qytetarëve të kryeqytetit, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka theksuar, se është A partiak dhe se garën për të parin e Prishtinës nuk e sheh si çështje politike, por si menaxhim të strukturave të kryeqytetit.
“Nuk mendoj që gara për kryetar të Prishtinës është politike, ky është më shumë një menaxhim i strukturave të kryeqytetit. Është një proces i cili duhet të menaxhuar në mënyrë të mirëfilltë, unë jam A partiak. Unë si arkitekt e shoh Prishtinën si menaxhim, për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai në KlanKosova.
“Fillimisht jam i Prishtinës, kam lind këtu, dhe kam jetu këtu deri në moshën 16 vjeçare. Pra që 17 vite jam edhe në Prishtinë edhe në Londër. Prishtinën e du me shpirt, se jam i këtij vendi. Ndërlidhja ime me Prishtinën është më shumë një dashni mes meje dhe Prishtinës. Unë vij shumë shpesh, 1 herë në muaj vi në Prishtinë. Jam marrë me projekte të ndryshme”, tha Rama.
Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.
LEXO EDHE: