Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe tek varri i legjendës, Fadil Vokrri.
Ai ka e kujtuar legjendën e futbollit shqiptar, teksa e përkshkruajtur atë si frymiz i të gjithë neve, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni postimin e Përparim Ramës:
“Bashkë me Nënkryetaren, znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Sportit, z. Granit Rugova, me homazhe nderuam doajenin e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrin, në këtë datë që shënon përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Vokrri ka qenë frymëzimi i të gjithë neve dhe do të vazhdojë me qenë i tillë edhe për shumë gjenerata.
Ai u nda prej nesh vetëm fizikisht, por do të jetojë përgjithmonë në kujtimet e zemrat tona, jo vetëm si futbollist i mrekullueshëm, por edhe si udhëheqës i pashoq i Federatës së Futbollit të Kosovës”, shkruan Rama.
/GazetaBlic Sport/


