Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës që i bëri Klubit Futbollistik “2 Korriku”, ka thënë se do të punon fuqishëm për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për sportistët.
“Pata rastin për pak çaste të ndjeja magjinë e fushës së gjelbër, një fushë e cila na ka dhënë gjithmonë emocione, sidomos kur është shkelur nga ekipet tona të zemrës.
Bashkë me ekipin tim takuam Klubin Futbollistik “2 Korriku”, ku folëm për problemet me të cilat ballafaqohen sportistët tanë.
Duhet përkrahje e vazhdueshme dhe duhet të punojmë për të krijuar kushte të përshtatshme për futbollistët tanë.
Ne kemi një rini me të cilët duhet të krenohemi. Energjia dhe vullneti i tyre është për t’u adhuruar”, ka thënë Rama.


