Përparim Rama ka deklaruar se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe një dëshmi e funksionimit të demokracisë, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur shpresën që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin, duke theksuar se përmes Prishtinës mund të avancohet vendi.
Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë aktive në proceset demokratike dhe ka theksuar nevojën për një Qeveri stabile për katër vitet e ardhshme.


