Lajme

Përparim Rama takohet me Ministrin e Sportit për Lojërat Mesdhetare: Bashkëpunimi institucional kyç!

03/24/2026 13:58
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje si Lojrat Mesdhetare Prishtina 2030.

“Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Vazhdojmë.