Lajme

Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor

05/06/2026 13:38
nga:Sh R

Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë tjera në Prishtinë.

Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin.

“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”, ka shkruar Kastrati.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka konfirmuar arritjen e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Rama ka konfirmuar ai do të qeverisë në kryeqytet në bashkëqeverisje me PDK-në dhe disa parti të tjera,  një ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën i fitoi mandatet, mohoi një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Rama ka thënë në postimin e tij se “qytetarët nuk jetojnë në parti, jetojnë në komunitet të përbashkët, prandaj ata janë përgjegjësi e përbashkët”.

Ai tha se emërimet nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), janë bërë konfirm propozimeve të ardhura nga ”Kolegjiumi” i përbërë nga pesë degët e Prishtinës duke shtuar se paralelisht, janë emëruar edhe përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit AAK, Nisma, Lidhja për Prishtinën dhe PDK, duke reflektuar, sipas Ramës një qasje gjithëpërfshirëse dhe funksionale.