Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
Ministri Latifi i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
Ministri Latifi dhe Ministri Krasniqi falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandemië COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale.
Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin edhe te mbingarkesës spitalore, mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave.
Siç shihet në njoftim, në këtë takim ka marrë pjesë edhe Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.
Ky i fundit nuk e ka dëgjuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës të cilët bënë thirrje që kryetarët mos të shkojnë në takim shkaku se ministria nuk e ka ftuar AKK-në si organ.