Lajme

Përparim Rama: Rruga “Bob Doll” po zgjerohet në katër korsi, punët po zhvillohen me intensitet të lartë

10/23/2025 08:35
nga:Genita C

Rruga “Bob Doll” në Prishtinë, po zgjerohet në katër korsi.

Për këtë, po zhvillohen punime intensive.

Punët i ka vizituar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në një video në rrjete social, ai ka thënë se punimet po zhvillohen në të gjitha pjesët e kryeqytetit, me intensitet të lartë e sipas planeve.

“Rruga Bob Doll tash po zgjerohet në katër korsi, fillimisht deri te Raiffaisen Bank, e vazhdojmë deri në fund që veç është katër korsi. Punët në të gjitha pjesët e kryeqytetit po zhvillohen sipas planifikimit me intensitet të lartë”, ka thënë Rama.