Lajme

Përparim Rama: Qytetarët na kanë votuar për t’iu shërbyer atyre

09/22/2025 21:58
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se punët e mira nuk duhet të bllokohen.

Ai theksoi se qytetarët kanë votuar për të mirën e tyre, jo për kllika partiake.

“Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët për të mirën e tyre. Kjo është jashtë normales. Unë personalisht kam thënë që do ta luftoj këtë dukuri”, tha Rama në Pressing në T7.

Ai theksoi se pavarësisht bllokadave, kanë vazhduar të realizojnë projekte.