Lajme

Përparim Rama që garon për LDK-në, dikur mbështeste Albin Kurtin dhe VV-në (foto)

06/02/2021 00:59
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dikur mbështeste Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Në zgjedhjet e vitit 2014-të, ai shpërndante thirrjet e Kurtit, derisa para pak mujash ai mbështeste kritikuesit e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Blic.

Rama që do të garojë në zgjedhjet komunale me LDK-në, përkrahte Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës më 2017-të.


Ndërkohë, para pak muajsh mbështeste kritikat ndaj Qeverisë së drejtuar nga LDK.

Ndryshe, ai sot dha dy deklarat të ndryshme.

Derisa në Rubikon tha se është apolitik, duke nxitur reagime të shumta, pas pak orësh tha se megjithatë është pjesë e LDK-së.

Në linkun në vijim e gjeni tekstin e ndryshimit të deklaratave:

Përparim Rama brenda pak orësh ndryshon deklaratat: Krejt diçka tjetër tha në emision, e krejt tjetër në Facebook (video)