Lajme

Përparim Rama publikon pamje nga asfaltimi i rrugës A- ‘Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria’

06/18/2026 10:38
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti i Rrugës A ka hyrë në fazën finale të realizimit, me nisjen e punimeve për asfaltim.

Rama tha se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, duke përfunduar në procedura gjyqësore, por sipas tij, Komuna e Prishtinës ka dalë fituese në të gjitha rastet.

“Ka fillu faza finale në Rrugën A, faza e asfaltimit.Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht.Tash po kryhet. Prishtinën s’ka që e ndal! ” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: