Lajme

Përparim Rama publikon fotografi nga asfaltimi i ‘rrugës A’, burri i Albulena Haxhiut i komenton ‘vrasës’

07/29/2026 10:43
nga:Y I

Burri i Ushtrueses së detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i është drejtuar me termin “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai këtë koment e bëri në një nga postimet e Ramës për disa punime në rrugën “A” në kryeqytet.

“Jo mirëmëngjesi, por alo prokurororia or vrasës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ky koment vjen pas vdekjes tragjike dje të një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.