Zgjedhjet Lokale

Përparim Rama: Projektet e mia i duhen Prishtinës

10/11/2021 21:41
nga:Gazeta Blic

Duke folur në intervistën në Klan Kosova, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka prezantuar projektet e tij dhe ka arsyetuar buxhetimin e tyre.

Sipas Ramës, këto projekte, përveç se do ta transformojnë qytetin dhe jetën e banorëve të lagjeve, ato do ta ndërkombëtarizojnë Prishtinën si kryeqytet dhe si vend në hartën e investimeve në Evropë.