Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Velania.
Rama ka theksuar rrugën 1 Tetori e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit.
“Jam këtu në rrugën 1 Tetori e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit. Shpresoj që me marrëveshje me Ujësjellësin këtë do ta bëjmë shumë shpejt”, tha Rama.
Ai premtoi modernizim të ndriçimit e çerdhe të re.
“Modernizimin e ndriçimit në të gjitha zonat e Velanisë, më shumë kontejnerë dhe palestrën vertikale, së bashku me një çerdhe të re”, tha ai.


