Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, planifikon të ndërtojë 6 parkingje të mëdha në 6 pikat kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës. Siç tregon në programin e tij, distanca do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës.
Kandidati Rama poashtu planifikon edhe ndërtimin e 430 vend-parkingjeve të reja në lagjen Ulpiana, krijimin e hapësirave parkimi përmes unazës së brendshme të zonës qendër, përfundimin e parkingut nëntokësor tek AKP-ja, dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor te Posta Qendrore.
Për më tepër, Përparim Rama planifikon edhe krijimin e zonimit për vende të parkimit në lagje, ku qytetarët do të aplikojnë për leje vjetore në këmbim të garantimit të vend parkimit në lagje.
Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës.
Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: