Lajme

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

09/25/2025 21:26
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar nivelin qendror në Kosovë që drejtohet nga Vetëvendosje.

Rama ka thënë se ata në njërën anë shiten patriotë, e në anën tjetër bllokojnë dhe e çojnë vendin poshtë e më poshtë.

“Unë jam i hapur për bashkëpunim, kur këta zgjohen prej gjumit e normalizohen, nuk marrin vendime normale, abnormale janë, kundër qytetarëve. Në njërën anë shiten patriotë, në anën tjetër donë me çu vendin poshtë e ma poshtë. Jemi në nivelin më të ulët në raporte me ndërkombëtarë. Zhag për toke, nuk kemi qenë kurrë në raport me partnerët”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.