Lajme

Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Arkitekt i një fryme që bashkoi njerëzit, simbol i qetësisë dhe i qëndrueshmërisë

01/21/2026 17:28
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, duke bërë homazhe dhe duke marrë pjesë në akademinë përkujtimore, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi vizionin e Rugovës si mision historik, rolin e tij unifikues dhe trashëgiminë që, sipas Ramës, mbetet një përgjegjësi për ndërtimin e së ardhmes.