Lajme

Përparim Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

07/11/2026 21:15
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën ‘’Fehmi Lladrovci’’ në kryeqytet.

Aty, siç ka bërë të ditur dje komuna, punimet do të bëhen deri me 18 korrik.

Si shkak i kësaj, kjo pjesë e rrugës, pra, nga Rrethi i Flamurit, deri tek ai i Spitalit, për këto ditë do të jetë e bllokuar për qarkullim.