Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në programin e tij për katër vitet e para, ka plan konkret edhe për fuqizimin e fshatrave të kryeqytetit.
Në programin e Ramës për vitet 2021-2025, parashihen investime në fshatrat e Prishtinës, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i tyre.
Përveç investimeve në shkolla publike dhe infrastrukturë, në planin e Ramës, parashihet edhe lidhja e fshatrave me qytet, përmes krijimit të zonave të gjelbërta.
Aty parashihet edhe ndërtimi i rrugës Barilevë-Bardhosh-Prishtinë, që do u mundësojë banorëve lidhje dhe kyqje më të lehtë me qendrën e qytetit.
Në programin e Përparim Ramës, gjithashtu parashihet edhe investimet në rrjetin e kanalizimeve në fshatrat: Rimanishtë, Bardhosh, Besi, Bërnicë, Grashticë, Busi, Slivovë, Kukavicë, Dragoc, Novosellë, Siqevë, Radashevc, Sharban, Koliq, Ballaban, Nishevc, Prapashticë, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë dhe Keqekollë.
Më poshtë mund ta shihni programin e plotë të Përparim Ramës për fuqizimin e fshatrave të Prishtinës:
prforpr.com