Lajme

Përparim Rama mbështet 42-shin e LDK-së, Donjeta Dragusha

02/07/2025 12:27
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i jep mbështetje kandidates për deputete nga radhët e LDK-së, Donjeta Dragusha, raporton GazetaBlic.

Rama thotë se Donjeta është një grua profesionistte dhe që ka dhënë një kontribut të madh në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Donjeta Dragusha, një grua profesioniste që ka dhënë një kontribut të madh në Kryeqytet.

Si magjistre e shkencave të ekonomisë, asambleiste në kuvend komunal dhe së fundmi Drejtoreshë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, ajo ka dëshmuar aftësi dhe përkushtim në çdo rol.

Tani, Donjeta po garon për Parlamentin e Kosovës, dhe është e qartë se gra si ajo meritojnë përkrahjen tonë.

Me vizion, profesionalizëm dhe përkushtim, ajo do të jetë zëri i duhur në Kuvend!