Lajme

Përparim Rama ia ndalon lejet ndërtimore borxhlinjve të komunës

09/13/2023 10:28
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës.

Sipas vendimit të publikuar në faqen e Komunës së Prishtinës në Facebook, të gjithë ata që i kanë borxh komunës në kryeqytet nuk do të kenë mundësi që t’i marrin këto leje.