Lajme

Përparim Rama i reagon Hekuran Muratit: Fondet i mbajnë peng dhe Ministritë i kanë kthyer në zyra fushate!

08/21/2025 22:28
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Minsitrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se në vitin e ardhshëm buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës do të jetë 151.53 milionë euro.

Rama në reagimin e tij thotë se fondet po mbahen peng dhe se Ministritë i kanë kthyer në zyra fushate.

“Nuk po e fshehin më bllokadën e organizuar. E gjithë qeveria e tyre ishte dhe vazhdon të jetë e mobilizuar kundër Prishtinës, me një qëllim të thjeshtë, për ta marrë pushtetin me çdo kusht” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

I pari i Prishtinës thotë se për Qeverinë dhe ministrat suksesi i Prishtinës ëdhtë dështimi i tyre partiak.

Ai tha se të njëjtit e kanë bllokuar buxhetin sepse nuk janë vetë në qeverisje.

“Në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, veprojnë si sabotatorë që mezi presin të shembin gjithçka, vetëm për të thënë “pa ne s’bëhet”.Sot e kanë bllokuar buxhetin, vetëm sepse nuk janë vet në qeverisje. Nga ajo që paska thënë ministri u bë më se e qartë: meqë ata nuk qeverisin më Prishtinën, atëherë jeta e qytetarëve të Kryeqytetit nuk ka vlerë” shkruan Rama në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Siç po e shihni edhe vetë, Ministritë i kanë kthyer në zyra fushate, fondet i mbajnë peng, dhe qytetarët i përdorin si mjet presioni politik!

Nuk po e fshehin më bllokadën e organizuar. E gjithë qeveria e tyre ishte dhe vazhdon të jetë e mobilizuar kundër Prishtinës, me një qëllim të thjeshtë, për ta marrë pushtetin me çdo kusht!

Për ta, suksesi i Kryeqytetit është dështimi i tyre partiak. Në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, veprojnë si sabotatorë që mezi presin të shembin gjithçka, vetëm për të thënë “pa ne s’bëhet”.

Sot e kanë bllokuar buxhetin, vetëm sepse nuk janë vet në qeverisje. Nga ajo që paska thënë ministri u bë më se e qartë: meqë ata nuk qeverisin më Prishtinën, atëherë jeta e qytetarëve të Kryeqytetit nuk ka vlerë!