Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Donjeta Dragusha do të jetë në krye të Drejtorisë për Zhvillim Rural.
Rama ka thënë se është i bindur se ajo do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik, derisa ka falendëruar drejtorin e deritanishëm Plator Gërdovcin për punën e deritanishme.
“Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.