Lajme

Përparim Rama: Do ta votoj Shkëmb Manaj sepse i duhet Kosovës!

12/27/2025 20:46
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj.

Rama e ka cilësuar Manajn si një profesionist të rrallë, duke konfirmuar se vota e tij do të shkojë për të në zgjedhjet e së dielës.

Rama vuri theksin te suksesi që Manaj ka treguar në fushën e drejtësisë, duke e konsideruar atë si një aset të rëndësishëm jo vetëm për kryeqytetin, por për të gjithë vendin.

“Shkëmbin e kemi të mrekullueshëm. Në aspektin gjyëqsor kemi fitu shumë raste si rezultat i një punë super profesionale të Shkëmbit. Absolutisht që do ta votoj. Është i mrekullueshëm dhe na duhet për me i ndihmu gjithë Kosovës” – tha Rama.