Lajme

Përparim Rama: ‘Bilanci i qeverisë Kurti pas 6 vitesh, vadja e Lupçit dhe shiritat e projekteve të Prishtinës’

06/06/2026 11:35
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bilanci i qeverisë Kurti pas 6 vitesh është ‘vadja e Lupçit dhe shiritat e projekteve të Prishtinës’.

Rama i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, pasi ky i fundit ka prerë shiritin e një rruge lokale që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik.

Ai pohoi se Kryeqyteti është investitori dhe përgjegjësi kryesor i këtij projekti.

“Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: