Sporti

Përparim Islami i bashkohet skuadrës së Gjilanit në Ohër, gati për ndeshjet e Evropës

06/23/2022 20:03
nga:Mergim Rreci

Përparim Islami i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në Ohër, atje ku skuadra po kryen përgatitjet.

Ai njoftoi sot largimin nga Drita, kurse karrierën do ta vazhdojë tek skuadra tjetër e këtij qyteti.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ai tashmë është bashkuar sot me ekipin dhe do të jetë gati për ndeshjet e Evropës.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhetë shumë shpejtë.

/GazetaBlic Sport/