Antonio Cassano u lirua nga spitali pasi u shtrua për komplikime të lidhura me Covid-19.
“Ende pozitiv për koronavirusin, por pothuajse asimptomatik, Antonio Cassano do të vazhdojë trajtimin në shtëpi”, tha Spitali Policlinico de San Martino, në Genoa, përcjell GazetaBlic Sport.
Cassano ka qetësuar fansat edhe përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se do të shoqërohet nga mjeku Matteo Bassetti, duke mos fshehur “lumturinë për kthimin në shtëpi pas një frike”.
Gruaja e Cassanos, Carolina Marcialis, zbuloi se burri i saj kishte marrë tashmë dy doza të vaksinës kundër Covid, me mjekun që tha se kjo e pengoi Cassanon të zhvillonte pneumoni të rëndë.
/GazetaBlic Sport/


