Lajme

Përmirësohen shërbimet e gjendjes civile në komunat e Kosovës

07/09/2025 09:49
nga:G B

Shërbimet e gjendjes civile në komunat e Kosovës janë përmirësuar sot.

Kështu ka deklaruar kryesuesja e Kolegjit të Drejtorëve Komunalë të Administratës, Nita Panduri Mullarama.

Gjatës ditës së djeshme, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar lidhur me problemet në rrjetin që ofron shërbime të gjendjes civile, e i cili sistem menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Regjistrit Civil.

AKS-ja ka shprehur shqetësimin se qytetarët, sidomos ata nga diaspora nuk po munden t’i marrin dokumentet e nevojshme personale.