Lajme

Përmet: Gjendet i pajetë 31-vjeçari në banesë

01/20/2026 22:07
nga:Y I

Një 31-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Skutaraq të Përmetit.

Sipas informacioneve të para dyshohet që 31-vjeçari të jetë varur veten.

“Rreth orës 19:10, në fshatin Skutaraq, Përmet, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. M., rreth 31 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.