Showtime

Përlotet Ilnisa në Big Brother VIP Albania: Më ka marrë shumë malli për vajzën

02/23/2024 14:08
nga:N K

Ilnisa Agolli është pa dyshim një nga banoret më të komentuara në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Lidhja e saj me Meritonin ka sjellë shumë komente dhe diskutime.

Edhe pse ka treguar një karakter të fortë, fundjavën e kaluar, Ilnisa ka shfaqur emocione të forta dhe ka përlarë.

Arsyeja e lotëve ishte vajza e saj, një moment i ndjeshëm dhe i befasishëm për të gjithë.

Në një bisedë me Meritonin, Ilnisa shprehu mungesën dhe mallin për vajzën e saj, duke theksuar se nuk e ka kuptuar sa shpejt është rritur.

Ky moment i ndjenjshëm sjell në pah një dimension tjetër të personalitetit të Ilnisë, duke shfaqur se pas imazhit të fortë ka një anë të ndjeshme dhe të prirur për dashuri ndaj familjes. /Telegrafi/