Fation Kuqari ishte i ftuar në “Fan Club” pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP. Teksa po shihte klipin e tij me momentet më të mira brenda shtëpisë, Fationi u përlot.
“Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Big Brother 3, kam shumë kujtime të lumtura dhe jam shumë krenar për veten time”, u shpreh ai.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Heidin, për të cilën shpesh janë diskutuar që ka pasur një flirt mes tyre, ish-konkurrenti tregoi se ka pasur pëlqim nga të dyja palët, por marrëdhënia nuk eci gjatë.