Lajme

Përlotet Eliza Hoxha kur kujton fjalët e nënës së Thaçit

02/15/2026 17:58
nga:Genita C

Ish-deputetja Eliza Hoxha është emocionuar kur citoi fjalët e nënës së Hashimn Thaçit e cila tha për djalin e saj se “nejti shumë gjatë në Hagë”, duke iu referuar procesit gjyqësor atje.

“Beteja jonë mbetet e dyfishtë, por ne urojmë që ata shumë shpejt të kthehen në shtëpinë e vet”, tha Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.

“E qysh tha nana Hyrë sot, nana e presidentit, ‘shumë, nejti gjatë’. Shumë tha. Shumë”.