Lajme

Përleshje në Gjilan, arrestohen dy persona

08/22/2022 10:30
nga:G B

Janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi të njëjtin janë përleshur mes vete.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.