Një përleshje dyshohet se ka ndodhur mes zyrtarëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazeta Blic se një incident ka ndodhur në hapësirat e këtij Universiteti, por pa dhënë detaje të tjera.
Sipas tij, policia është duke i intervistuar të dyshuarit dhe se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë në këto moment.
Gazeta Blic ka mësuar se i dyshuari, viktima dhe disa dëshmitar, po intervistohet nga ana e hetuesisë së policisë në Mitrovicë, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar për këtë rast.
Gazeta Blic do t`ju mbajë të informuar për këtë rast


